Shpërndaje:

NJOFTIM PËR SHTYP

Shkup, 28 nëntor 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së shurdhmemeceve - “Mlad Znak”, nga Forumi arsimor rinor dhe me përfaqësues nga shkolla e mesme e Q.SH.SH.A.R. “Partenija Zografski”, me të cilët diskutuan për sfidat dhe problematikat e tyre.

 

Shkup, 28 nëntor 2022

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës u përfshi në mënyrë aktive ndaj masave për kursim për energji elektrike për të mirën e qytetarëve dhe në përgjithësi të tërë shtetit.

Shkup, 28 nëntor 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, sot mori pjesë në vendosjen e themeleve të tempullit të dijes – fillimit të rikonstruimit të objektit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Shkup, 17 nëntor 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, në margjina të konferencës “Hapat e parë në drejtim të riorganizimit shtetërorë”, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave- Ljupco Nikolovski, si dhe Steffen Hudolin- përfaqësues i lartë i Delegacionit të BE-së në Shkup, ishte pjesë e panelit të diskutimit.

 

 

Shkup, 17 nëntor 2022

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, sot ka mbajtur një konferencë për riorganizim “ Hapat e parë drejtë riorganizimit shtetërorë”, konferencë kjo që përfshinte edhe ministrinë e ekonomisë si dhe bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

 

 

Tiranë, 15 nëntor 2022

Në suaza të takimit të katërmbëdhjetë të Këshillit Drejtues në nivel ministror të Shkollës Rajonale të Administratës Publike, të mbajtur në Tiranë, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, foli në diskutimin joformal të nivelit ministror.

Tiranë, 15 nëntor 2022

Në takimin e 14-të të Këshillit Drejtues në nivel ministror, morrën pjesë Ministrat dhe zëvendësministrat e Rajonit, të cilët janë përgjegjës për Reformat e Administratës Publike të ReSPA-së: Aleksandar Bajdevski – zëvendësministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milva Ekonomi – sekretare shtetërore e Standardeve të Shërbimeve të Republikës së Shqipërisë, Josip Grubesha – ministër i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marash Dukaj – ministër i Administratës Publike të Malit të Zi, si dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të ReSPA-së.

Shkup, 14 nëntor 2022

Në konferencën e sotme ndërqeveritare me Republikën e Shqipërisë, e cila krijoi mundësi për thellimin e partneritetit reciprok, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në sferën e inovacioneve dhe teknologjive.

Memorandumin e nënshkroi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe zëvendëskryeministrja, njëkohësht dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë – Belinda Balluku.

Shkup, 11 nëntor 2022

Në procesin e krijimit të një strategjie të suksesshme të sigurisë kibernetike, lind nevoja për të përcaktuar qëllimet e sigurisë dhe për të përcaktuar nëse përgjegjësitë janë caktuar siç duhet në ruajtjen e sigurisë dhe ndërtimin e një Interneti të sigurt për shtetin dhe qytetarët tanë.

Për të pasur një strategji të suksesshme, është e nevojshme të krijohet ajo në partneritet dhe në përputhje me të gjithë aktorët e shoqërisë sonë.

Pages