Shpërndaje:

NJOFTIM PËR SHTYP

Shkup, 3 tetor 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot e priti në takim, Përfaqësuesen e Zyrës së USAID në RMV, znj. Jeri Dible me të cilën biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në sferën e digjitalizimit.
Shkup, 3 tetor 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, me ftesë të ambasadores së Gjermanisë në Shkup, Shkëlqesisë së saj, Anke Hollshtajn, sot mori pjesë në kremtimin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

 

Bukuresht, 30 shtator, 2022

Gjatë kohës së qëndrimit në Bukuresht, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, kishte nderin që të takohet edhe me Jarosllav Ponderin – shefin e Zyrës së Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit për Evropën, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe për projektet që do të vijojnë në periudhën pasuese, të ndërlidhura me këtë bashkëpunim.

Bukuresht, 30 shtator 2022

Ndërmjet aktiviteteve të ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, të realizuara në Bukuresht, ishte edhe takimi me Sebastian Ioan Burduja – ministër i Digjitalizimit, Inovacioneve dhe Hulumtimit në Rumani dhe njëkohësisht edhe anëtar i Parlamentit të Rumanisë.

Bukuresht, 29 shtator 2022

Në krye të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, për herë të parë do të jetë e emëruar një femër, e cila do ta udhëheqë Unionin në shërbim të avancimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK). 

,,Bashkë me përfaqësuesit e 193 vendeve anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) në botë, në suaza të Konferencës së Përgjithshme në Bukuresht, për sekretare të përgjithshme e zgjodhëm zonjën Dorin Bogdan-Martin, e cila do të udhëëheqë me organizimin e mandatit të ardhshëm 2022-2026”, kumtoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti.

 

Bukuresht, 29 shtator 2022

Sot në Bukuresht, po zhvillohet procesi i votimit për të emëruar sekretarin e përgjithshëm të ITU-së (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), ku të drejtën e votës e realizoi edhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, si dhe një numër i lartë i delegatëve, përfaqësues të vendeve anëtare të Unionit.

Bukuresht, 28 shtator 2022

Në margjinat e Konferencës së Përgjithshme të ITU-së, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti u takua me Marius Skuodis – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve të Lituanisë, si dhe me Tomas Lamanuskas – kandidat për Zëvendëssekretar të Përgjithshëm të ITU-së.

Shkup, 28 shtator 2022

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme e miratoi informacionin për fillimin e hartimit të “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025”.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, si pikë nacionale e kontaktit dhe si qendër e resurseve për menaxhimin me kualitet, është institucion i cili i koordinon proceset dhe aktivitetet e kësaj sfere në nivel nacional.

Bruksel, 26 shtator 2022

Sot ne Bruksel, në hapësirat e Komisionit Evropian vazhdon edhe një cikël tjetër me sqarime, si pjesë e 'screeningut', edhe atë pikërisht në aspekt të Funksionimit të institucioneve demokratike.

Pages