20 prill 2018, Shkup
Në kuadër të projektit për vendosjen e regjistrit qendror të popullsisë dhe për futjen e shërbimeve elektronike, ishin të përgatitura Ligji për regjistër qëndror të popullsisë dhe Ligji për udhëheqje dhe shërbime elektronike. Për arsye të rëndësisë së veçantë të regjistrit qendror të popullsisë dhe digjitalizimit të shërbimeve të administrates publike, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë organizon tribunë publike.