Shkup, 19 dhjetor 2022
Ministri Admirim Aliti në pres konferencën e sotme njoftoi se buxheti i përgjithshëm i MSHIA për vitin 2023 është 1,580,029,000 denar. Mjetet janë të dedikuara për tre shtyllat buxhetore të cilat janë në përgjegjësi të MSHIA, gjegjësisht digjitalizimi, administrata dhe mediet.