Takim pune lidhur me "Planin Nacional për Udhëheqjen me Kualitet 2023 - 2025" [1]

Shkup, 29 nëntor 2022
Hartimi i Planit Nacional për Udhëheqjen me Kualitet në Sektorin Publik 2023 – 2025, ishte tema e takimit të punës së ditës së sotme, të zhvilluar ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Aytug Gokse – Përfaqësues i Forumit Ekonomik Botëror (WEF).
Ministri Aliti, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim korrekt dhe frytdhënës në procesin e hartimit të këtij dokumenti, njëkohësisht duke i shqyrtuar edhe mundësitë e ardhshme lidhur me thellimin e bashkëpunimit që do të mundësojë zhvillimin e strategjive, transformimeve digjitale dhe qeverisjes së mirë.
Në takim, u diskutua edhe për krijimin e ekosistemeve dhe qendave inovative, nëpërmjet komponentëve teknologjikë, si dhe rëndësisë së tyre në krijimin e lidhjeve ndërmjet qeverive, bizneseve, akademive dhe qytetarëve. Bashkëbiseduesit u dakorduan se do të mbeten në komunikim të vazhdueshëm, me qëllim të ndërmarrjes së hapave të mëtejshëm për të bashkëpunuar në të ardhmen.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës