Ministri Aliti në takim solemn tek ambasadori i Republikës së Shqipërisë [1]

Shkup, 29 nëntor 2022
Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë – Ekselencës së tij – Fatos Reka, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, mori pjesë në pritjen solemne, me rastin e Festës së 28-të Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
,,Si ministër shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më bën krenar fakti që krahas raporteve vëllazërore që kemi me Shqipërinë, kemi partneritet lojal dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ndërveprimi ynë, përveç se i lumturon qytetarët tanë, siguron edhe mundësi të reja, stabilitet, zhvillim dhe arritje të objektivave për dy shtetet”, potencoi ministri Aliti.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës