Takim pune me përfaqësuesit e AMSHA [1]

Shkup, 2 nëntor 2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot ka realizuar një takim pune me përfaqësuesit nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, përfshirë Akad. Ljupço Kocarev, Akad. Zhivko Popov, Akad. Gazanfer Bajrami, Akad. Izet Zeqiri, Akad. Abdylmenaf Bexheti dhe Akad. Vllado Kambovski.
Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimeve të deritanishme dhe mundësitë e bashkëpunimeve të ardhshme.

Inputi i Akademisë, përfshirë rrjetin dhe hulumtimin e tyre, janë një faktor qenësor në avancimin dhe profesionalizimin e kuadrove që do të veprojnë në punën dhe zgjidhjen e problematikave institucionale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që takimet dhe bashkëpunimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.