Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://www.mioa.gov.mk)

Home > Ministri Aliti u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Matthew Lawson

Ministri Aliti u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Matthew Lawson [1]

Shkup, 6 tetor 2022
 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Shkup, me Shkëlqesinë e Tij, Matthew Lawson.

 
Aliti dhe Lawson bashkëbiseduan për situatën dhe sfidat e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
 
 
Ministri Aliti e informoi Ambasadorin për përpjekjet e MSHIA në procesin e reformave në administratë publike, si dhe në digjitalizimin e shërbimeve dhe procedurave, si elemente thelbësore në profesionalizmin dhe efikasitetin e punës së institucioneve, njëkohësisht faktor kyç në procesin e screening-ut dhe parakusht për anëtarësimin e plotë në BE.
 
Duke ri konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale, Aliti theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një partner i përkushtuar në mbështetje të progresit politik dhe ekonomik të Maqedonisë së Veriut, dhe se bashkëpunimet e deritanishme e kanë dëshmuar këtë, prandaj u shprehëm të gatshëm për të shqyrtuar mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit.
 
 
 
Aliti dhe Lawson u pajtuan që takimet do të jenë më të shpeshta, ku do të vendosim për hapat konkrete të bashkëpunimit.

Links
[1] https://www.mioa.gov.mk/?q=sq/node/4326