“ Kjo datë, e cila paraqet një ditë të veçantë me peshë historike për Gjermaninë, shënon gjithashtu një ditë fatlume për zhvillimin e Evropës dhe botës.
Prandaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Gjermanisë për vendin tonë, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe demokratik, shfrytëzoj rastin të uroj Kombin Gjerman në këtë ditë të rëndësishme, duke shpresuar që marrëdhëniet tona të shkëlqyera të thellohen edhe më tej.”, theksoi ministri Aliti.