Takim pune Aliti-Dauti [1]

Shkup, 17 gusht 2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti sot e ka pritur në takim, Amar Dautin, drejtor i Ndërmarrjes Publike nga sfera e shëndetësisë për nevojat e Klinikave Univerzitare, enteve dhe qendrës emergjente Shkup.

Bashkëbiseduesit folën për rëndësinë dhe mundësit e bashkëpunimit mes dy institucioneve në suaza të zhvillimit të një administrate sa me efikase dhe produktive.
Aliti theksoi se MSHIA, në këtë drejtim është gjithmonë e hapur për të gjitha institucionet.

Palët u dakorduan që takimet ti vazhdojnë edhe në të ardhmen për veprime konkrete.