Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://www.mioa.gov.mk)

Home > Ministri Aliti mori pjesë në edicionin e parë të Konferencës Akademike të Diasporës në TIK

Ministri Aliti mori pjesë në edicionin e parë të Konferencës Akademike të Diasporës në TIK [1]

Prishtinë, 09 gusht 2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti mori pjesë në edicionin e parë të Konferencës Akademike të Diasporës në TIK (Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit), që po zhvillohet në Kosovë, ku bashkëpjesëmarrës ishin z. Naser Sahiti- Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Edmond Hajrizi-Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), z. Samedin Krrabaj-Rektori i Universitetit të Prizrenit, znj. Edona Maloku Berdyna- zv. Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi- zv. Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës, prof. Anita Mirijamdotter- koordinatore e projektit, znj. Miranda Kajtazi- përfaqësuese e Diasporës, si dhe shumë profesorë dhe përfaqësues institucional të rajonit dhe ndërkombëtar.
 
 
 
 
Kjo konferencë, paraqet një platformë që synon të bashkojë studiues nga akademia në fushën e TIK-ut, për të shkëmbyer idetë dhe përvojat e tyre si dhe angazhimin e tyre në aktivitete kërkimore.

Links
[1] https://www.mioa.gov.mk/?q=sq/node/4160