MSHIA: Është bërë ndryshim në web veglën "balancer" sipas rezultateve nga regjistrimi i zbatuar në vitin 2021 [1]

Shkup, 5 gusht 2022
Ligji për të punësuarit në sektorin publik, i cili filloi të zbatohet në vitin 2015, parasheh një mekanizëm për arritjen e parimit kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve, në nivel të secilit prej institucioneve në sektorin publik, bazuar në nevojat e vetë institucioneve të shprehura(pasqyruara) përmes Planeve Vjetore të Punësimit.
Në vitin 2016 është miratuar Metodologjia për planifikimin e punësimeve në sektorin publik, sipas së cilës secili institucion do të duhet të hartojë planin vjetor të punësimit dhe të zbatojë procedurat e punësimit në përputhje me planin vjetor. Është krijuar web-vegël në dispozicion në ueb-faqen https://balancer.mioa.gov.mk/ [2], përmes së cilës shpërndarja e punësimeve të reja të planifikuara bëhet në mënyrë elektronike, sipas përfaqësimit të duhur dhe të drejtë.
Në Ligjin për të punësuarit e sektorit publik është përcaktuar që plani i punësimit hartohet në nivel institucioni dhe përmban:
- të dhëna të sakta për gjendjen e plotësimit të vendeve të punës në institucion,
- të dhëna për pensionimet e planifikuara dhe të dhëna për lëvizje të tjera të planifikuara të të punësuarve (lëvizshmëri brenda institucionit dhe/ose sektorit publik, avancime, etj.) dhe
- plan për shpërndarjen e numrit të të punësuarve të rinj në vitin e ardhshëm sipas përkatësisë së komunitetit.
Në institucionet e sektorit publik që janë themeluar nga pushteti qendror dhe që kryejnë veprimtarinë, përkatësisht kompetencën, në nivel qendror dhe/ose nëpërmjet njësive rajonale ose njësive të tjera organizative në nivel vendor, si bazë për shpërndarjen e numrit të punësimeve të reja të planifikuar sipas përkatësisë së komunitetit, merren të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Republikën e Maqedonisë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, në periudhën prej 5 deri më 30 shtator të vitit 2021 është kryer regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe rezultatet e tij u prezantuan publikisht në mars të këtij viti.
Duke marrë parasysh lidhjen e rezultateve të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 me dispozitat e Ligjit për të punësuar në sektorin publik, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ju informon se është bërë ndryshim në veb veglën "balancer" sipas rezultateve nga regjistrimi i zbatuar në vitin 2021.
Gjatë përgatitjes së planeve vjetore dhe shpërndarjes elektronike të numrit të punësimeve të reja të planifikuar sipas përkatësisë së komunitetit për vitin 2022, të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për institucionet që janë krijuar do të merren si bazë nga pushteti qendror, përkatësisht të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat ndodhet( është vendosur) ai institucion.