Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://www.mioa.gov.mk)

Home > Ministri Aliti priti në takim pune drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika

Ministri Aliti priti në takim pune drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika [1]

Shkup, 17.06.2022
 
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti sot priti në një takim pune, drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski.
 

Biseduam për procesin e digjitalizimit se sa është i rëndësishëm i njëjti në funksionalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve sidomos të shërbimeve që ofron ministria e jonë dhe Enti Shtetëror për Statistika.

 
 
Rritja e kapaciteteve digjitale u dëshmua si një hap i nevojshëm sidomos gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Aliti dhe Simovski njashtu biseduan edhe për mundësitë e ndërtimit të sistemit CRN si dhe analizuam edhe sfera të përbashkëta bashkëpunimi në të ardhmen.
 
U dakorduan që të takohen edhe në të ardhmen.

Links
[1] https://www.mioa.gov.mk/?q=sq/node/4066