Ministri Shaqiri do të drejtohet në “online” Forumin Rajonal të ITU-së për Evropën [1]
Më datë 22 dhe 23 shtator, do të zhvillohet “online” Forumi Rajonal i Inovacioneve të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për Evropën, në të cilin fjalimin hyrës do ta ketë Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.
Ministri Shaqiri, do t’i përshëndesë pjesëmarrësit e këtij evenimenti, i cili do të fillojë në ora 09:30 minuta dhe në një vend do t’i bashkojë përfaqësuesit qeveritarë dhe sipërmarrësit nga e gjithë Evropa, për të biseduar në kontekst të ekosistemeve inovative digjitale, të cilët e përshpejtojnë transformimin digjital në sektorët kryesorë.
Evenimentin dyditor virtual e organizon Zyra e ITU-së për Evropën, ndërsa është e mbështetur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.
Ky Forum ka për qëllim që të nxisë inkluzivitetin dhe konstruktivitetin, si dhe siguron platformë lidhur me dialogun praktik ndërmjet faktorëve kryesorë.
Zhvillimi i Shoqërisë Digjitale është një prej prioriteteve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendet në krye të Agjendës në aspekt të realizimit. Në mënyrë aktive punojmë në nxitjen e inovacioneve digjitale.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës