Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://www.mioa.gov.mk)

Home > Shaqiri: Marrëveshja e Ohrit është pikënisja, ndërsa Integrimet Euroatlantike janë synimi

Shaqiri: Marrëveshja e Ohrit është pikënisja, ndërsa Integrimet Euroatlantike janë synimi [1]

Shkup, 13 gusht 2021

Jam i nderuar që sot isha pjesë e konferencës ndërkombëtare “Përtej Ohrit”, eventi që përmbylli maratonën e takimeve dhe konferencave të tjera për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Synimi ynë është i qartë dhe rruga jonë shkon drejt perëndimit dhe integrimeve euroatlantike. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është udhërrëfyesi që na tërheq drejt këtyre proceseve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje para 20 viteve është baza e ndërtimit të një shteti modern, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë. Sot, ky është një realitet i palëkundur", potencoi ministri Shaqiri.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës


Links
[1] https://www.mioa.gov.mk/?q=sq/node/3557