Maqedonia e mori kryesinë e Shkollës rajonale të administratës publike për vitin 2019 [1]

Bruksel, 21 nëntor 2018
Maqedonia në vitin 2019 do të kryesojë me Shkollën rajonale të administratës publike. Kryesia i është dhënë sot zyrtarisht ministrit të shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevskit në kuadër të seancës së nëntë të Bordit drejtues në nivel ministror e cila u mbajt në Bruksel, Belgjikë.
Në takim morën pjesë anëtarët e Bordit drejtues të ReSPA-së, përkatësisht ministrat përgjegjës të administratës publike në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Kosovës si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Pas përfundimit të takimit të Bordit drejtues filloi dhe konferenca dyditore me temë
“Përmirësimi i administratës publike nëpërmjet bashkëpunimit rajonal”.
Konferencën e hapi ministri Mançevski i cili iu referua vizionit të vendeve të Ballkanit perëndimor për reforma në administratën publike.
“Siç po hyjmë në shekullin 21 ashtu edhe po ndryshohen pritjet tona rreth asaj që Qeveritë duhet ta përmbushin rolin e tyre. Rregullat të cilat ishin të vlefshme deri dje nuk janë relevante. Kjo ka të bëjë edhe me administratën publike. Roli i ReSPA-së qëndron në lehtësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të arrihen shërbime publike me cilësi të lartë për qytetarët dhe bizneset. Stimuluesi bazë për arritjen e këtij qëllimi është digjitalizimi i cili në mënyrë të pashmangshme e ndryshon mënyrën e funskionimit të shoqërisë. Në këtë mënyrë teknologjitë ofrojnë mundësi për të siguruar shërbime më efikase dhe më gjërësisht të disponueshme.
Duke pasur parasysh se digjitalizimi gjithnjë e më shumë po bëhët i pranishëm në jetën tonë po ndryshohet edhe konteksti në të cilin punojnë bizneset dhe qeveria. Në këtë mënyrë shoqëritë e zhvilluara sigurojnë shërbime publike të cilat më tepër u rekomandohen dhe administrohen “online” në formë të “e-qeverisë”, “e-shërbime”, “e- shëndetësi”, “e-mësim” …”, theksoi ministri Mançevski.
Siç theksoi ministri Mançevski përderisa administrata publike nuk i pranon ndryshimet teknologjike kjo në mënyrë të pashmangshme do të kontribuojë në joefikasitetin e administratën publike. Administrata publike duhet vazhdimisht të përmirësohet për t’i pranuar pritjet e qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundëshme.
“Të përballur me sfida të ndryshme gjatë procesit të ndërtimit të kapaciteteve në administratën publike, vendet e Ballkanit perëndimor kanë nevojë për aftësitë dhe kapacitetet e TIK-ut dhe sigurisë informatike. Si kryetarë i ReSPA-së për vitin e ardhshëm dua ta potencoj rëndësinë e sigurisë së informacioneve në kontekst të procesit të digjitalizimit të administratës publike. Marrja e aktiviteteve në lidhje me ndërtimet e kapaciteteve është me rëndësi të veçantë sepse hapësira e siguruar dhe e sigurtë kibernetike është shtylla e shoqërisë digjitale dhe rritjes së ekonomisë”, përfundoi ministri Mançevski.
Shkolla rajonale e administratës publike është organizatë ndërqeveritare e cila e mbështet bashkëpunimin dhe reformat në administratën publike të Ballkanit perëndimor.
Nga tetori i vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018, në bashkëpunim me një numër të madh të partnerëve nga Evropa dhe Ballkani perëndimor, ndërsa të mbështetur nga më shumë se 200 ekspertë ndërkombëtar dhe rajonal, ReSPA ka vendosur rrjet prej rreth 1000 nëpunësve publik në rajon së paku të 50 aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve. Gjatë periudhës së caktuar më lartë ReSPA përgatiti 7 studime krahasuese rajonale me rekomandime për politika të cilët kanë të bëjnë me zgjidhjet për reformat në administratën publike (RAP) të Ballkanit perëndimor.
Министерство за информатичко општество и администрација