Konkluzionet nga konferenca me temë “Sfidat bashkëkohore në administratën publike dhe roli i partneritetit për arritjen e zgjidhjeve” [1]

Shkup, 27 tetor 2018
Më 25 dhe 26 tetor të vitit 2018 në Shkup, Republika e Maqedonisë, Qendra për shërbime shtetërore në Astana (ACSH) në bashkëpunim me ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës së Republikës së Maqedonisë organizuan konferencë me temë “Sfidat bashkëkohore në administratën publike dhe roli i partneritetit në arritjen e zgjidhjeve”.
Qëllimi i konferencës ishte të theksohet roli i partneritetit gjatë ballafaqimit me sfidat moderne nëpërmjet prezantimit të praktikave të vendeve për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të shërbimit shtetëror dhe leksionet e mësuara nga e njejta.
Në hapjen zyrtare mbajtën fjalim ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, Alikhan Baimenov kryesues i Astanës, ministri i administratës së Sërbisë Branko Ruzhiq, ministri i administratës së Kosovës Mahir Jagcilar, sekretari shtetëror i MSHIA-së Jahi Jahija, drejtoresha e ReSPA-së Ratka Sekuliq dhe përfaqësuesja e SIGMA-së Mirosllava Boriçka.
Ngjarja arriti t’i bashkojë në një praktikuesit, ekspertët, hulumtuesit akademik nga vendet pjesmarrëse në Qendrën për shërbime shtetërore në Astana (ACSH) me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre.
Një nga përfundimet të cilat dolën nga konferenca ishte se rrjetet profesionale dhe platformat mund të jenë mekanizma të fuqishme për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të shërbimit shtetëror të vendeve.
Në konferencë u bisedua për rezultatet e arritura dhe përvojat e fituara nga zbatimi i qasjeve të ndryshme në sistemet e vendeve si dhe identifikimin e zgjidhjeve më të mira për funksionim më të mirë dhe zhvillim të administratës publike të vendeve.
Qeveritë e vendeve kërkojnë zhgjidhje të tyre individuale për sfidat e sotme. Prioritetet në lidhje me zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit shtetëror varen nga faktorët global, rajonal dhe specifik të secilit vend veç e veç.
Në konferencë u diskutua për partneritetin dhe bashkëpunimin që është në favor të të gjitha vendeve dhe luan rol shumë të rëndësishëm e cila mund të shihet nga eksperiencat individuale të shumë vendeve gjatë zgjidhjes së sfidave moderne. Këtu tregohet rëndësia dhe nevoja për zgjidhje të përbashkët të problemeve dhe sfidave të cilat shfaqen gjatë zhvillimit të administratës efikase shtetërore.
Për këtë arsye ekziston një lidhje e fortë në mes zhvillimit të teknologjisë së re dhe modalitetit për bashkëpunim me vendet të cilët kanë grumbulluar përvojë të madhe dhe të cilat kanë sisteme efikase të zhvilluara për shërbim shetëror nga njëra anë dhe rritje të ndërtimit të partneritetit në mes vendeve si dhe bashkëpunim brenda platformave profesionale nga ana tjetër. Në këtë aspekt është shumë e rëndësishme që vendet t’i ndërtojnë kapacitetet e tyre nëpërmjet krijimit të një baze të fortë për rrjetin e bashkëpunimit.
Qëllimi kryesor i konferencës ishte që të sigurohet platforma për nëpunësit administrativ si dhe praktikuesit, akademikët dhe ekpertët të mbajnë fjalimet e tyre në lidhje me çështjet aktuale, të shkëmbëhen përvojat dhe trendet e reja në shërbimin shtetëror. Hulumtimet e rasteve dhe gjetjet nga hulumtimet e vendeve të ndryshme dhe ekepertëve ndërkombëtar duhet t’i potencojnë shembujt e suksesshëm dhe leksionet e mësuara të cilat mund të tregohen si të dobishme për pjesëmarrësit tjerë.
Në vijim janë identifikuar rezultatet të cilat dolën nga konferenca:
Njohja e pjesëmarrësve me qasje ekzistuese të pjesmarrësve të ndryshëm nga Qendra si dhe nga vendet e tjera.
Mundësimi i ndarjes së problemeve dhe çështjeve të përbashkëta si dhe zhvillimi i zgjidhjeve
Përforcimi i bashkëpunimit në mes agjencioneve për shërbime shtetërore të cilat marrin pjesë në ngjarjen si dhe rritja e partneritetit me rrjetet e ekpertëve
Krijimi i rrjeteve për hartuesit e politikave, praktikuesit dhe partnerëve të tjerë me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave në sferën e reformave të administratës publike
Mundësimi i mbështetjes teknike dhe shërbimeve konsultuese të qeverive për rekomandime për zhvillim të politikës në vlerësimin e efikasitetit si dhe përforcimin e kapacitetit rreth çështjeve të lidhura me shërbimet shtetërore.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë