Mançevski: Të jesh kundër transparencës në zgjedhjen e trupave të pavarura rregullative është të jesh kundër lirisë së mediave [1]

11 maj 2018, Strugë
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot u drejtua në panelin përfundimtar të Konferencës së pestë për mediat në Evropën Juglindore e cila në këta dy ditë të fundit u mbajt në Strugë, nën organizimin e Zyrës së përfaqësuesit për liritë e mediave të OSBE-së, Arlem Dezir, me mbështetjen e operacioneve në terren të OSBE-së në Evropën Juglindore.
Siç theksoi ministri Mançevski, zyra e OSBE-së dhe Qeveria kanë qëndrim të përbashkët në lidhje me atë se sa është e rëndësishme liria e mediave, sa është e domosdoshme të kemi një shërbim të fortë radiodifuziv publik dhe të pavarur dhe cilat janë reformat në fushën e mediave në Maqedoni.
“Qeveria pajtohet për krijimin e hapësirës mediatike për informim të paanshëm dhe objektiv të qytetarëve. Qëllimi ynë është se RTM-ja të jetë plotësisht një media e paanshme dhe e pavarur, ndërsa trupat rregullatorë të jenë transparent, profesional dhe kompetent. Veçanërisht është e rëndësishme në trupat rregullatore dhe radiodifuzioni nacional të mos anëtarësojnë funskioner të lartë partiak, ish deputetë, kandidatë për kryetarë të komunave dhe familjarë të funksionerëve partiak, siç është tani. Trupat rregullatore dhe RTM-ja duhet t’ju lihen punonjësve të medias. Mediat duhet t’ju lihen punonjësve të medias”, theksoi ministri Mançevski.
Ministri Mançevski iu referua ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele të cilat janë të përgatitura nga të gjitha palët e interesuara, garantojnë kushte për profesionalizimin e trupave mediatike. Mundësojnë lirinë dhe punën e pavarur të mediave në shtet. Më e rëndësishme nga të gjitha është se u japin shanse politikanëve t’i largojnë duart nga mediat.
“Aktualisht Ligji është në procedurë parlamentare. Unë akoma sinqerisht dua të besoj se kolegët e opozitës do ta mbikqyrin kërkesën për sjelljen sa më shpejtë të këtij Ligji. Por , fatkeqësisht kjo pas gjithë asaj duket se nuk është ashtu. Pikërisht dje ishim dëshmitarë në të kundërshtimeve të amendamenteve në Komisionin për transport dhe lidhje në Kuvend, ku deputetët e opozitës ishin kundër paraqitjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele dhe Këshillit programues të RTM-së. Të jesh kundër transparencës dhe publikut në zgjedhjen e pavarur të trupavor rregullatorë, është të jesh kundër vlerave demokratike dhe lirisë së mediave. Atë nuk do ta lejojmë. Asnjëherë më nuk do të lejojmë që politikanët të bëjnë pazare pas dyerve të mbyllura, ndërsa qytetarët të kuptojnë për vendimet, pasi ata të jenë miratuar. Shpresoj se opozita do ta kuptojë atë”, - informoi ministri Mançevski.
Në fjalimin e tij përfundimtar, ministri Mançevski dha një kthesë të digjitalizimit dhe lirisë së të folurit si dhe problemit global me “lajmet e rrejshme”. Ashtu siç theksoi ai, atë që Maqedonia e bën edhe në nivel të rritjes dhe transparencës aktive në punën e institucioneve. Ky lloj i punës bazohet në tre shtylla kryesore: demokratizim i ambientit mediatik, transparencë aktive dhe qasje të lartë deri te informatat.
“Mediat dhe punonjësit mediatik janë ata të cilët duhet të jenë motor i ndryshimeve. Nuk duhet vihemi në gjendje ku për arsye të rrënimit të lirive mediatike, politikanëve, partive ose bashkësia ndërkombëtare të intervenojë, siç ishte rasti dy-tre vitet e kaluara. Qeverisja e mirë dhe liria e mediave janë të varura ndërmjet veti. Vetëm kur gazetarët do të fitojnë hapësirë të punojnë lirisht, të vëzhgojnë, të parashtrojnë pyetje dhe të njoftojnë, pa frikë nga shtypjet dhe kërcënimet, vetëm atëherë të gjithë qytetarët mund të jenë të sigurt që vendim-marrësit t’u përmbahen standardeve më të larta”, përfundoi ministri Mançevski.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë