Mançevski: Regjistri i popullsisë do t’i afrojë shërbimet tek qytetarët [1]

20 prill 2018, Shkup
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, sot organizoi tribunë të hapur publike për Ligjin për regjistrin qendror të popullsisë dhe Ligjin për udhëheqje dhe shërbime elektronike.
Në tribunën publike fjalim kishte edhe ministri për Shoqëri Infорmatike dhe Administratë Damjan Mançevski, i cili iu referua përfitimeve që do të kenë qytetarët na këta dy ligjet e reja.
“Vetëm pas një dite nga Samiti digjital, fillojmë me realizimin e aktiviteteve të planifikuara të cilat do të kontribojnë drejt digjitalizimit të Maqedonisë. Regjitsri i popullsisë është bazë edhe për portalin e e-shërbimeve, ku qytetarët do të munden që pjesën më të madhe të shërbimeve të cilat u nevojiten në jetën e përditshme t’i marrin në mënyrë elektronike. Kjo paraqet platformën për krijmin e identitetit elektronik të qytetarëve të cilët vazhdimisht do të plotësohet me të dhëna të reja nga institucionet e tjera. Regjstri i popullsisë ka për qëllim që t’i sjellë shërbimet deri tek qytetarët, që në mënyrë më të thjeshtë të merren të gjitha dokumentet e nevojshme, e cila dë të kontribojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës”, theksoi ministri Mançevski duke potencuar se regjistri i popullsisë nuk është dhe nuk do të jetë zëvendësim i regjistrimit të popullsisë.
Siç informoi ministri, regjistri i popullsisë nën kushte të caktuara do të jepet në përdorim edhe në insitutcionet komerciale e cila do të hapë mundësi të reja dhe rritjen e përfitimeve për qytetarët.
Kësaj tribune iu drejtuan edhe eksperti juridik i jashtëm Georgi Dimitrov dhe përfaqësuesit e sektorit qytetarë si partnerë të këtij procesi Biljana Bejkova nga Infoqendra e ORG-së dhe Lupço Petkovski i “Eurothink-ut”.
Siç theksuan ata bëhet fjalë për një procesi, i cili nuk përfundon me miratimin e menjëhershëm të regjistrit të popullsisë. Qëllimi është të tejkalohet problemi i endjes nëpër sportele për të gjithë qytetarët, veçanërisht për shtresat e ulëta të shoqërisë. Regjistri i popullsisë do ta tejkalojë edhe problemin e ekzistimit të të dhënave të ndryshme në institucione të nrdyshme.
Në tribunën publike ishin të prezentuara edhe prioritet kyçe dhe masat e Qeverisë për reforma më cilësore në mënyrën e sigurimit të shërbimeve administrative.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë