Ministri Mançevski në takime me Gabriel dhe Popoviq për bashkëpunim rajonal në sferën e TIK-ut [1]

27 mars 2018, Sofje
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në kuadër të konferencës ndërkombëtare me temën: “IT Hub Connect 2018 – Inovacione, Rregullore, Investime”, e cila u mbajt në Sofje, ralizoi takimeme eurokomisaren për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Maria Gabriel, dhe ministrin për inovacion dhe zhvillim ekonomik I Republikës së Sërbisë, Nenad Petroviq.
Në takim me eurokomisaren Gabriel, ministri Mançevski bisedoi për shumë tema dhe çështje që dalin nga agjenda digjitale. Ai I prezantoi aktivitetet të cilat indërmerr MSHIA në pjesën e hartimit të territorit për internet berzgjërë, përgatitja e strategjisë për siguri kibernatike, si dhe anzgazhimet për përfshirje të operatorë të tretë celularë në Maqedoni. Eurokomisrja Gabriel I përshëndeti aktivitetet dhe e ofroi përkkrahjen e plotë dhe ekspertizën e Komisionit Evropian për realizimin e të gjitha qëllimeve të MSHIA. Sa I përket përkrahjes në pjesën e uljeve drastike të çmimeve të roaming-ut kjo mbetet për eurokimisaren në rend të ditës, dhe do të jetëë një ndër temat krysore pët të cilën do të bisedohet në Samitin digjital të ardhshëm e cila do të mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup.
Takimi me ministrin Popoviq ishte i dedikuar në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në mes dy shteteve në pjesën e parkut teknologjik dhe inovacioneve. Të dy ministrat u dakorduan se Samiti digjital është një mundësi e ku do të mund të bisedohet për lidhshmërinë në sistemin inovativ, si dhe orzganizimin e konferencës së përbashkët në rajon, e dedikuatr në sfidat të sferës së TI-së.
Pranimi i çertifikatave digjitale në rajondo të jetë focus në Samitin digjital. Në takim, ministri Manççevski dhe ministri Popoviq ranë dakord se MAqedonia dhe Sërbia mund të jenë shtetet ku do të zhvillohet porjekti pilot I cili më tutje do të ndërmerret si histori e sukseshme edhe në vendet tjera të rajonit.
Ajo që mund të pritet si aktivitet i përbashkët në mes këtyre dy shteteve është organizimi i Hakatonit dhe fondit për mbështetje të ideve inovative me qëllim përfshirjen e rinjve në bizneset e TI-së.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë