Mançevski sot në konferencë për TIK, inovacione, rregullore dhe investime në Sofje [1]

26 mars 2018, Sofje
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Damjan Mançevevski, sot u drejtua në konferencën dyditore ndërkombëtare me temën “IT Hub Connect 2018 – Inovacione, Rregullore, Investime”, e cila u mbajt në Sofje, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë nën kornizën e udhëheqjes së saj me Bashkimin Evropian.
Ministri Mançevski në hapjen e konferencës, në të cilën morën pjesë edhe ministrja e Qeverisë së Bullgarisë e angazhuar për udhëheqjen e këtij shtetit me BE-në, ministri Besim Beqaj, ministër i Inovaconeve dhe Sipërmarrjes në Republikën e Kosovës, si dhe Kryetari i Reoublikës së Bullgarisë, Rosen Pllevnelliev, dhe eurokomisarja për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Maria Gabriel, theksuan se në kohën e sotme, në këtët shekull të 21, baza e reformës në administratën publikë është TIK-u.
"Thelbi i ndryshimeve në shoqëritë tona, i jetës sonë, është TIK-u. Shumë vende e bënë hapin e parë dhe i pranuan ndryshimet. Sa më shpejtë të pranojmë të ndryshojmë aq më shpejtë do të bëhemi më të mirë”, tha ministri Mançevski në fjalimin e tij në konferencë.
Ministri Mançevski theksoi se inovacionet dhe sipërmarrja në TIK njihen si mjet themelorë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik në Maqedoni, dhe se ky është rasti edhe në vende të tjera të Ballkanit Perendimor.
“Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, sëbashku me Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik e filluan fazën e pare të fromimit të Parkut Shkencoro-teknologjik në Shkup. Ky ka për qëllim sigurimin e infrastrukurës dhe mbështetjes financiare për aktivitetet inovative. Duam të krijojmë një ekosistem plotësisht të ri për sipërmarrje inovative të vogla dhe të mesme për t’u rritur dhe t’u lidhur. Qeveria do të jetë si një lloj “kujdestari” dhe përkrahës i fondit i cili do t’i mbështet të rinjtë ne fazat e tyre më të rrezikshme”, informoi ministri Mançevski dhe shtoi se parku teknologjik dhe shkencor si masë për mbështetje të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme do të jetë njëra nga tre shtyllat e Planit për rritjen ekeonomike në Maqedoni.
Ministri Mançevski poashtu informoi se Qeveria e RM-së është duke punuar edhe në përmirësimin e efikasitetit të punës në institucionet shtetërore, rritjen e transparencës dhe qasjes së informacioneve për mbështjetje të zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mëdha.
“Dhe përsëri TIK është mjeti i përkryer për transparencë. Të jemi të sinqertë dhe të hapur. Njëra prej sfidave kryesore në çdo biznes në cilin do vend është korrupsioni. Dhe përsëri kthemi tek TIK-u dhe digjitalizimi. Digjitalizimi në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon mundësitë për korrupsion”, potencoi ministri Mançevski në fjaliin e tij në konferencën ndërkombëtare me temën: “IT Hub Connect 2018 - Inovacione, Rregullore, Investime”, i cili u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Mançevski e potencoi edhe mbështetjen e fortë që vendet e rajonit marrin nga partneret e BE-së dhe SHBA-së, e posaqërisht nga iniciativa e Procesit të Berlinit si program veprimi shumëvjeçarë për lidhjen dhe krijimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perendimor.
Si pjesë e lidhjes digjitale me vendet nga rajoni në kuadër të kësaj iniciative, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Mançevski, bëri një ftesë të hapur deri tëk të pranishmit në konferencë të jenë pjesë e Samitit të parë digjital në Ballkanin Perendimor e cila do të mbahet me 18 dhe 19 Prill në Republikën e Maqedonisë, dhe njoftoi se në samitin dyditorë në Shkup do të bisedohet për ulje drastike të çmimeve të roaming-ut për vendet e Ballkanit Perendimor me BE-në, për njohjen reciproke të çertifikatave digjitale në mes vendeve nga rajoni me BE-në, përforcimin e aftësive digjitale, si dhe strategji të përbashkët për siguri kibernatike të Ballkanit Perendimor me BE-në.
“Me kaq shumë ndryshime të cilat ndodhin në botën e teknologjisë, ne duhet të përshtatemi. Të bëhemi udhëheqës të ndryshimeve dhe t’i tejkalojmë të gjitha kufijtë dhe barrierat e mundshme me qëllimqe të arrijmë rezultate më të mira në këtë sferë” theksoi në përfundimin e fjalimit të tij ministri për shoqëri informatike dhe administratë në Republëikën e Maqedonisë, Damjan Mançevski, në konferencën ndërkombëtare me temën “IT Hub Connect 2018 – Inovacione, Rregullore, Investime”, e cila u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë