Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://www.mioa.gov.mk)

Home > MSHIA dhe MF-ja: Plani strategjik dhe koordinimi institucional të rëndësishme për reformën në administratën publike

MSHIA dhe MF-ja: Plani strategjik dhe koordinimi institucional të rëndësishme për reformën në administratën publike [1]

MSHIA dhe MF-ja: Plani strategjik dhe koordinimi institucional të rëndësishme për reformën në administratën publike

21 mars 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, u drejtua në ngjarjen në organzim të SIGMA-s, me titull “Sfidat e refromave në administratën publike”.

Siç theksoi ministri Mançevski reforma në administratën publike paraqet një proces të vazhdueshëm në riorganizimin e institucioneve në sektorin publik dhe avancimin e kapacitetit të tyre. Kjo është edhe njëra nga përparësitë kryesore në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë si fokus kryesorë në Strategjinë e re për reformën në administratën publike dhe planit Aksional të miratuara në shkurt të këtij viti.

MSHIA dhe MF-ja: Plani strategjik dhe koordinimi institucional të rëndësishme për reformën në administratën publike

“Strategjia për reformanë administratën publike si dokument i pare i përgatitur deri më tani me planin aksional, indikatorë konkret dhe buxhet, fokusohet në hartimin e politikave dhe koordinim, forcim të kapaciteteve në shërbimin publik dhe menaxhimin me resurse njerëzore, rritje të përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës dhe ofrim të shërbimeve dhe mbështetje të TIK-ut në administrate”, tha ministri Mançevski.

“Qellimi kryesorë i cili duhet të arrihet me Strategjinë është që më në fund qytetarët të marrin shëërbime të shpejta, të digjitalizuara dhe më të lira të cilat u nevojitën për një jetë më cilësore. Në këtë kontekst do të arrihet drejt ri-inzhinjeringut të shërbimeve për digjitalizimin e tyre me çka shfrytëzuesit të shërbimeve do të jenë në qendër të procesit”, informoi ministri Mançevski. Ai iu referua dhe asaj se si didjitalizimi dhe ulja e faktorit njerëzorë do të ndikojë edhe në uljen e korrupsionit.

МИОА и МФ: Стратешкото планирање и институционалната координација клучни за реформа во јавната администрација

Në drejtim të hapjes të transparencës, mnistri Tevdosvski, njoftoi se MInistra e Financave për momentin është duke përgatitur platformë me të cilën publiku do të ketë kontrollin e të gjitha pagesave nga thesari. Dot ë bëhën konsultime me organizatat civile dhe me mediat.

“Me këtë hap do të kontribojmë në hapje të plotë të proceseve të menaxhimit të financave publike drejt publikut. Poashtu, është përgatitur edhe ligj i ri për evidencë të detyrave i cili për momentin është në procedurë në kuvend. Në përgatitjen finale është softveri me të cilën komunat, ndërmarrjet publike dhe fondet do të evidentojnë të gjitha angazhimet e marra. Në këtë mënyrë do të ketë llogaridhënie të plotë për detyrat shtetërore dhe do të shmanget grumbullimi i tyre në të ardhmen”, tha ministri Tevdovski.

МИОА и МФ: Стратешкото планирање и институционалната координација клучни за реформа во јавната администрација

Përfaqësuesit e SIGMA-së dhe përfaqësuesi nga Drejtoria për politikë të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim të BE-së, David Cullen, I përshëndetën angazhimet e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ministrinë e Financave për zbatimin e reformën në administratën publike dhe menxhimin me financat publike. Siç konfirmojnë gjetjet e tyre, është bërë përparim I dukshëm në pjesën e definimit të kornizës strategjike dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 


Links
[1] https://www.mioa.gov.mk/?q=sq/node/1677