SEKRETAR SHTETËROR NË MINISTRINË E SHOQËRISË INFORMATIKE DHE TË ADMINISTRATËS
Заменик министер за информатичко општество и администрација

Elvin Hasan është emëruar Sekretar shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, më datë 21 janar 2022.

Z. Hasani, është i lindur më datë 10.04.1985, në Qytetin e Shtipit. Prej në vitet e hershme në mënyrë aktive është përfshirë në situatat aktuale shoqërore dhe politike  në vend, nëpërmjet sektorit joqeveritar dhe përfshirjes aktive, si dhe duke kontribuar në sferën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Radovish, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Arsimore pranë Universitetit ,,Goce Dellçev” në Shtip.

Ka magjistruar dhe doktoruar në Institutin e Pedagogjisë pranë UKIM, me çka është fokusuar në menaxhmentin e arsimit.

Studimet e postdoktoraturës i ka kryer në Institutin e Shkencave Arsimore të Universitetit Shtetëror në Ankara, Republika e Turqisë, në vitin 2016, me çka fokusi i studimeve ka qenë në udhëheqje me arsimin dhe politikat publike.

Kur bëhet fjalë për përvojën e tij të punës, z.Hasan ka punuar në më tepër sfera.

Përkatësisht, si aktivist qytetar, në periudhën e viteve 2011 – 2013, ka qenë nënkryetar i organizatës joqeveritare ,,UFUK”, ku gjatë viteve 2013 – 2016 ka qenë sekretar, ndërsa gjatë viteve 2016 – 2018 ka qenë i emëruar si kryetar.

Si pjesë e punës së tij dhe angazhimit në „UFUK“, ka punuar në projekte të ndryshme me fokus të etablimit të lidhjeve me institucionet, organizatat joqeveritare dhe dhomat e tregtisë së Republikës së Turqisë, nga Ballkani dhe nga vendet e diasporës turke.

Në periudhën e viteve 2012 – 2014 ka qenë redaktor kryesor dhe përgjegjës i revistës „UFUK“, në gjuhën maqedonase.

Në vitet 2014 – 2015 ka qenë redaktor kryesor dhe përgjegjës i revistës „UFUK Dergisi“ në gjuhën turke, e cila është me karakter ndërkombëtar.

Prej vitit 2016-të redaktor kryesor dhe përgjegjës i portalit dhe e-revistës  „Haber Makedonija“.

Punën në sferën e arsimit e filloi si mësimdhënës i mësimit klasor në gjuhën turke.

Z. Hasani ka qenë asistent i grupit të gjuhës dhe letërsisë turke në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit ,,Klimenti i Ohrit” në Shkup, si dhe në Iniversitetin Ndërkombëtar ,,Vizion”, në Gostivar.

Në periudhën e viteve 2016 – 2018 ka qenë zëvendësdrejtor i Qendrës Hulumtuese Shtetëror.

Në periudhën e viteve 2018 – 2020, z.Hasan Elvin Hasan ka qenë i emëruar si Ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për investimet e huaja.

Ndër vite, Dr.Elvin Hasan ka publikuar një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore. Ëshë folës aktiv i gjuhëve turke, maqedonase dhe angleze.