RRETH MINISTRISË
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i kryen punët lidhur me:
- zhvillimin dhe promovimin e shoqërisë informatike;
- krijimin dhe udhëheqjen e regjistrit të informacioneve dhe sistemeve komunikative si dhe paisjeve informatike brenda organeve shtetërore;
- rrjetin e integruar të informimit dhe komunikimit, bazat e të dhënave, ndërlidhjen mes veti dhe shkëmbimin e informatave, aspektet e sigurisë dhe zhvillimin e infrastrukturës në organet shtetërore, personat juridik dhe personat e tjerë të cilëve me ligj u ëshë besuar kryerja e shërbimeve të autorizuara publike;
- ndjekjen e situatave të teknologjive informatike dhe telekomunikative si dhe vendosjen e standardeve ndërkombëtare;
- telekomunikacionet dhe infrastrukturën telekomunikative;
- radiodifuzionin dhe infrastrukturën radiodifuzive;
- rregullimin ligjor të çështjeve lidhur me administratën;
- mbikëqyrjen dhe sigurimin e zbatimit të vetëm të rregulloreve që kanë të bëjnë me nëpunësit shtetëror dhe publik;
- zhvillimin e politikës lidhur me të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë dhe vlerësimin e nëpunësve shtetëror dhe publik;
- klasifikimin dhe përshkrimin e vendeve të punës, pagave dhe kompensimin e pagave të nëpunësve shtetëror dhe publik;
- udhëheqjen e Regjistrit të nëpunësave shtetëror dhe publik;
- përgatitijen e dokumenteve strategjike për punë efikase dhe efektive, trajnimin dhe zhvillimin profesional të nëpunësve shtetëror dhe publik;
- zhvillimin dhe koordinimin e politikave lidhur me udhëheqjen e burimeve njerëzore;
- reformën në administratën publike;
- realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar sipas çështjeve nga kompetenca e saj; si dhe
- kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.