Punonjësit e MSHIA-së do të kenë kushte të favorshme në FON, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi

Shkup, 27 janar 2023

 Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti sot ka zhvilluar një takim pune me rektoren e Universitetit Amerikan në Evropë-FON, profesoreshë Biljana Puleska Janushevska, me të cilën ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim.

 Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet FON dhe MSHIA, ndër të tjera, përfshin organizimin e takimeve të punës, punëtorive, konferencave, aktiviteteve dhe ngjarjeve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase dhe efektive për qytetarët.

 “Jemi marrë vesh që bashkëpunimi i stafit arsimor të Universitetit të përfshihet në diskutimet publike lidhur me ligjet e propozuara për të gjetur zgjidhjet më të mira ligjore në përputhje me profesionalizmin e tyre”, tha ministri Aliti.

 Gjithashtu, me këtë Memorandum Bashkëpunimi krijohen kushte më të favorshme për studimin e punonjësve të MSHIA-s dhe familjarëve të tyre në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në Universitetin FON.