Takimi Aliti-Geer

Shkup, 23 janar 2023

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti e priti në një takim pune, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesinë e tij, z.Dejvid Geer.

Në takim u bisedua për reformat në administratën publike, procesin e harmonizimit të ligjeve që kanë të bëjnë me administratën publike, me ligjet e Bashkimit Evropian, si dhe për lirinë e mediave, procesin e digjitalizimit dhe nevojën e zbatimit të këtij procesi në të gjitha institucionet publike.

Ministri Aliti iu falënderua euroambasadorit Geer për përkrahjen e deritanishme, me shpresën se bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do të thellohet ende më shumë, duke mundësuar anëtarësimin në familjen e madhe evropiane.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet ti vazhdojnë edhe në të ardhmen.