Ministri Aliti u takua me përfaqësuesit e Shoqatave të Shurdhmemecëve
Shkup, 28 nëntor 2022
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Admirim Aliti, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së shurdhmemeceve - “Mlad Znak”, nga Forumi arsimor rinor dhe me përfaqësues nga shkolla e mesme e Q.SH.SH.A.R. “Partenija Zografski”, me të cilët diskutuan për sfidat dhe problematikat e tyre.
Ministri Aliti, i dëgjoi me vëmendje problemet që i tangojnë këto qytetarë dhe që e vështirësojnë përditshmërinë e tyre.
Ministri u zotua se do të ndërmerren të gjitha masat që mundësojnë komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe në këtë drejtim do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që të ofrohen shërbime digjitale në gjuhën e shenjave.
Njëkohësisht, Aliti dhe përfaqësuesit e këtyre Shoqatave u dakorduan se hapi i ardhshëm i bashkëpunimit parashikon vizitën e qendrës "Një pikë shërbimi" në Shkup, me qëllim që në mënyrë të qartë të identifikohen mangësitë dhe nevojitjet në përmirësimin dhe në avancimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave.