Ministri Aliti ishte panelist në margjina të konferencës “Hapat e parë në drejtim të riorganizimit shtetërorë”

Shkup, 17 nëntor 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, në margjina të konferencës “Hapat e parë në drejtim të riorganizimit shtetërorë”, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave- Ljupco Nikolovski, si dhe Steffen Hudolin- përfaqësues i lartë i Delegacionit të BE-së në Shkup, ishte pjesë e panelit të diskutimit.

“ Përderisa jemi në fazën e pilotimit të këtij procesi, ku si Ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratës , bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, jemi institucionet kryesore në realizimin e pilotimit, diskutuam mbi mënyrën dhe zbatimin e suksesshëm, si dhe vështirësitë e kësaj faze.

 

Pa riorganizim nuk ka reformë dhe se zbatimi i reformave kërkon angazhim të plotë dhe objektivitet nga të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, në mënyrë që të harmonizojmë, ndryshojmë dhe krijojmë një sistem më produktiv, transparent dhe efikas të institucioneve, që do të mundësojë qytetarëve besim në integritetin institucional dhe lehtësim në jetën e tyre.”, deklaroi midis tjerash ministri Admirim Aliti dhe në fund falënderoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së :

“ Me theks të veçantë falënderova mbështetjen e Delegacionit të BE-së në realizimin e këtij projekti, por edhe gjithë ekspertët, institucionet dhe organizatat e përfshira në implementimin e këtij projekti që do të sjell mundësi për qytetarët dhe do të hap dyert për integrim të vendit në BE “.