Admirim Aliti: MSHIA mbetet e përkushtuar në procesin e riorganizimit të administratës shtetërore

Shkup, 17 nëntor 2022

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, sot ka mbajtur një konferencë për riorganizim “ Hapat e parë drejtë riorganizimit shtetërorë”, konferencë kjo që përfshinte edhe ministrinë e ekonomisë si dhe bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

 

Në konferencë, fjalë rasti kishin zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Ambasadori i BE-së-David Geer , ministri Admirim Aliti si dhe panelistë tjerë, ekspert të fushës.

Aliti, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që si ministri kemi bërë monitorimin e procesit të reformave për riorganizimin shtetëror ku në suaza të këtij procesi po organizojmë edhe konferencën “Hapat e parë drejtë riorganizimit shtetërorë”.

Zëvendës kryeministri - Artan Grubi dhe Ambasadori i BE-së - David Geer,  i dhanë peshë dhe rëndësi të veçantë këtij procesi i cili paraqet një faktor kyç në objektivat strategjike të vendit.

 


“ Përmes kësaj konference, u shqyrtuan objektivat dhe fazat që dalin nga riorganizimi, ku theksuam se esenca e këtij procesi është të sigurojë institucione të mirë rregulluara, hierarki të qartë, transparente dhe efikase në punën e tyre me vlera të integritetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

MSHIA si institucion kompetent për bartjen e këtij procesi, mbetet plotësisht e përkushtuar në këtë drejtim, duke qenë optimist që ky proces, përkundër gjitha sfidave dhe vështirësive do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për jetën qytetarëve dhe ardhmërinë e vendit. “, deklaroi midis tjerash ministri Admirim Aliti.