Aktiviteti i ministrit Aliti në suaza të takimit të katërmbëdhjetë të Këshillit Drejtues në nivel ministror të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA)
Tiranë, 15 nëntor 2022
Në suaza të takimit të katërmbëdhjetë të Këshillit Drejtues në nivel ministror të Shkollës Rajonale të Administratës Publike, të mbajtur në Tiranë, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, foli në diskutimin joformal të nivelit ministror.
Duke theksuar se bashkëpunimi me ReSPA-në është jashtëzakonisht konstruktiv dhe i frytshëm, ministri Aliti iu referua sfidave aktuale dhe aktiviteteve në MSHIA, në kontekst të administratës publike.
MSHIA-ja përpiloi analizë për reduktimin e numrit të të punësuarve në nivel qendror për periudhën e viteve 2015-2020. Bazuar në të dhënat e këtij Raporti, ministri theksoi se një numër i konsiderueshëm i ministrive kanë mungesë të kuadrit, ndërsa me Ligjin e Nëpunësve Administrativë do të kemi ,,diskriminim pozitiv” ku do të përpiqemi që të reduktojmë dallimin e pagave ndërmjet ministrive dhe agjencive.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës