Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) e realizoi takimin e katërmbëdhjetë të Këshillit Drejtues në nivel ministror

Tiranë, 15 nëntor 2022

Në takimin e 14-të të Këshillit Drejtues në nivel ministror, morrën pjesë Ministrat dhe zëvendësministrat e Rajonit, të cilët janë përgjegjës për Reformat e Administratës Publike të ReSPA-së: Aleksandar Bajdevski – zëvendësministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milva Ekonomi – sekretare shtetërore e Standardeve të Shërbimeve të Republikës së Shqipërisë, Josip Grubesha – ministër i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marash Dukaj – ministër i Administratës Publike të Malit të Zi, si dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të ReSPA-së.

Me realizimin e 62 aktiviteteve mbi ndërtimin e kapaciteteve për 1346 nëpunës shtetërorë nga i tërë rajoni, pesë projekte rajonale hulumtuese komparative dhe 21 aksione të drejtpërdrejta lidhur me mbështetjen e anëtarëve të saj, ReSPA vazhdoi me përforcimin e shkollës rajonale ndërmjet aktorëve të RAP-it, promovon mësim kolektiv dhe transferim të njohurive dhe lehtëson realizimin e aspiratave mbi integrimin evropian të anëtarëve nëpërmjet përkrahjes dhe mbështetjes së parimeve evropiane të administratës publike.

,,Këtë vit është 'etiketuar' si një prej aktiviteteve kryesoreve në orientimin e mëtejshëm strategjik të ReSPA-së. Ministrat e vendeve të ReSPA-së tërësisht e mbështetën Marrëveshjen dhe Mandatin e ReSPA-së deri në vitin 2031, ndërsa Komisioni Evropian e elaboroi përkushtimin dhe mbështetjen e plotë në suaza të grantit pasues të 5-të aksional të Komisionit Evropian 2023 – 2025. Sot, gjithashtu u dakorduam edhe në aspekt të përmbajtjes së Strategjisë së rishqyrtuar të ReSPA-së 2019 – 2024. Këto rezultate nuk do të mund të arrihen pa mbështetjen e fuqishme dhe bashkëpunimin e lartë të përfaqësuesve të përfshirë në strukturat udhëheqëse të ReSPA-së, grupet punuese, oficerët ndërlidhës, përfaqësuesit e BE-së, ekspertët e shumtë të angazhuar në sfera të ndryshme, si dhe ekipi i jashtëzakonshëm i ReSPA-së.” – Theksoi mes tjerash Maja Hanxhiska – Trendafillova – Drejtoreshë e ReSPA-së.

Tradicionalisht, ky takim vlen për anëtarët e ReSPA-së që ta dorëzojnë dhe ta marrin kryesimin vjetor të ReSPA-së.

Ministrja Milva Ekonomi – kryesuese e Këshillit Drejtues, ia dorëzoi kryesimin e ReSPA-së ministrit Josip Grubesha, me ç’rast Bosnja dhe Hercegovina u bë kryesuese aktuale e Shkollës Rajonale të Administratës Publike.

Në sesionin e hapur të takimit, u diskutua për rëndësinë e transformimit strategjik të burimeve njerëzore që të jetë modern dhe tërheqës për nëpunësit administrativë, ndërsa ReSPA i prezantoi rezultatet e pilot-ankesave rreth mënyrës se sa janë të kënaqur me personelin. Kjo, gjithashtu ishte mundësi për diskutim joformal në nivel ministror, në kontekst të temës lidhur me praktikat më të mira mbi udhëheqjen e burimeve njerëzore në administratën publike.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës