Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë së Republikës së Shqipërisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Shkup, 14 nëntor 2022

Në konferencën e sotme ndërqeveritare me Republikën e Shqipërisë, e cila krijoi mundësi për thellimin e partneritetit reciprok, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në sferën e inovacioneve dhe teknologjive.

Memorandumin e nënshkroi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe zëvendëskryeministrja, njëkohësht dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë – Belinda Balluku.

Me këtë rast, ministri Aliti e potencoi nevojitjen dhe domosdoshmërinë e intensitetit të bashkëpunimit, e theksoi orientimin e duhur strategjik të dy qeverive lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin që pritet t’i sjellë reformat e nevojshme dhe modernizimin, të cilat na shpiejnë drejt ndryshimeve pozitive dhe realizimit të këtyre qëllimeve.

Ministri Aliti është optimist se këto bashkëpunime janë faktor vendimtar mbi realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

,,Vendet tona janë dhe do të jenë njëra krahas tjetrës, konstruktive dhe të gatshme për bashkëpunim”, – ishte porosia e ministrit Aliti.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës