Diskutim për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2023-2026
Shkup, 11 nëntor 2022
Në procesin e krijimit të një strategjie të suksesshme të sigurisë kibernetike, lind nevoja për të përcaktuar qëllimet e sigurisë dhe për të përcaktuar nëse përgjegjësitë janë caktuar siç duhet në ruajtjen e sigurisë dhe ndërtimin e një Interneti të sigurt për shtetin dhe qytetarët tanë.
Për të pasur një strategji të suksesshme, është e nevojshme të krijohet ajo në partneritet dhe në përputhje me të gjithë aktorët e shoqërisë sonë.
MSHIA si bartëse e procesit të përpilimt të Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike, ka pregaditur dokumentin për diskutim në platformën ENER në këtë link https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=newdocumentdetails&detalisId=45 , që ka të bëjë me Strategjinë Nacionale për Sigurinë Kibernetike gjatë 2023 – 2026.
Qëllimi është të fillojë një diskutim i hapur dhe të dëgjohen pikëpamjet e të gjithëve palët e interesuara, të cilët do të kontribuojnë në arritjen e përparimit të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, dhe kjo do të çojë edhe në prosperitet më të madh të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë fushë.
Siguria kibernetike ka rëndësi për të gjithë dhe prandaj është e rëndësishme të dëgjohen pikëpamjet e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, organeve të industrisë, akademisë, OJQ-ve, agjencive qeveritare, grupeve të komunitetit dhe anëtarëve të publikut.
Në përmbatjen e këtij dokumenti të publikuar, për të kuptuar mendimet dhe idetë tuaja për këtë temë, hapim disa tema dhe pyetje për të cilat shpresojmë që ju do të dëshironi të jepni kontributin tuaj dhe të ndani me ne përgjigjet tuaja.
Vetëm me bashkëpunim të ngushtë të qeverisë, akademisë, industrisë dhe shoqërisë civile mund të forcohet qëndrueshmëria kibernetike në nivel kombëtar dhe të sigurohet prosperiteti dhe mbrojtja e interesave të veprimit online të të gjithëve.