Ministri Aliti mori pjesë në Konferencën e tretë Rajonale “Qytetarët në radhë të parë”
Beograd, 10 nëntor 2022
 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, mori pjesë në Konferencën e tretë Rajonale “Qytetarët në radhë të parë”, që u zhvillua në Beograd, duke sjellë së bashku vendet e Ballkanit Perëndimor nën qëllim të zgjerimit të dialogut në krijimin, hartimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse, si dhe reformave në proces të demokratizimit dhe tranzicionit, në mënyre që të plotësojmë nevojat e qytetarëve.

 
 
Aliti adresoi rëndësinë e modernizimit, digjitalizimit dhe reformave të administratës publike si një faktor eminent për të qenë më afër qytetarëve dhe njëkohësisht faktor kushtëzues për aderim në BE.
 
Ministri Aliti theksoi sfidat dhe të arriturat e deritanishme të Maqedonisë së Veriut në drejtim të shërbimeve digjitale, duke i bërë me dije gjithashtu përpjekjet për avancim të platformave digjitale për menaxhim më efikas të punës së institucioneve.
 
 
“ MSHIA dhe si Qeveri mbetemi plotësisht të përkushtuar në rritje të efikasiteti të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe për të krijuar një administratë publike profesionale, efikase dhe transparente që do të lehtësojë dhe plotësoj nevojat e qytetarëve. “, tha midis tjerash ministri Aliti.