Ministri Aliti kishte një takim pune me përfaqësuesit e LSM-së dhe Sindikatën e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale
Shkup, 9 nëntor
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot ka pasur një takim pune me Darko Dimovski- Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale.

Ligji për të punësuarit në Sektor Publik dhe Ligji për Nëpunësit Administrativ ishin në interes të diskutimit , ku palët i shkëmbyen idetë dhe perspektivat e tyre në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme për këto dy ligje.
Ministri Aliti, i informoi bashkëbiseduesit se do të marrin në konsideratë të gjitha shqetësimet nga gjitha palët e përfshira në këtë ligj, në mënyrë që të vijmë në përfundimin më të mirë të mundshëm që shpie në efikasitet të punës në sektorin publik.