Ministri Aliti morri pjesë në Këshillin ekonomiko-social
Shkup, 4 nëntor 2022
 

Sot u mbajt takimi i Këshillit ekonomiko-social, ku ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, mori pjesë bashkë me zv. Kryeministrin për çështje ekonomik- Fatmir Bytyqi, Ministrin të Financave-Fatmir Besimi dhe Ministren për punë dhe politikë sociale- Jovanka Trençevska.

Në këtë takim, ministri Aliti i informoi anëtarët e këshillit për ndryshimet e fundit të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Nëpunësit Administrativ, iu përgjigj të gjitha pyetjeve që ishin në interes të këshillit mbi këto dy ligje.
 
 
Ministri Aliti theksoi se këto ligje parashohin dispozita për sigurimin e një administrate efikase dhe efektive që do të plotësoi standardet profesionale dhe do të jetë sa më afër qytetarëve.
 
“ Rritjen në paga për të punësuarit në Ministri, që parashihet në këtë ligj, e arsyetova në faktin që janë krijues të politikave dhe bartës kryesore të procesit të screening-ut.
 
U pajtuam me konstatimin që MSHIA, për çdo ligj të natyrës ekonomike dhe sociale, do ta dërgoj për konsultim dhe mendim në këtë Këshill.
 
Me këtë edhe njëherë si MSHIA dëshmuam se jemi të hapur ndaj gjitha palëve të interesit në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe institucioneve.”, deklaroi midis tjerash ministri Aliti.