Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Universitetit të Evropës Juglindore
Shkup, 03 nëntor 2022
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) – Abdylmenaf Bexheti, sot nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.
Ministri Aliti, mes tjerash theksoi se nëpërmjet këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, parashikohet përforcimi i interaksionit ndërmjet kuadrit akademik të UEJL-së në MSHIA, në kontekst të rritjes së efikasitetit të administratës publike, nëpërmjet shërbimeve të ndryshme hulumtuese dhe akademike.

,,Sot, u dakorduam që aktivitetin e parë do ta ndërmarrim në sferën e sigurisë kibernetike, për çka u zotuam se do të japim kontribut reciprok. Duke uruar se ky Memorandum do t’i sjellë përfitimet e pritshme, theksova se bashkëpunime të tilla janë esenciale në realizimin e objektivave strategjike të shtetit", theksoi ministri Aliti.