Takim pune mes ministrit Aliti dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës - Nedellkov

Shkup, 03 nëntor 2022

Sot, u realizua takim punе ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SASHK) – Jakim Nedellkov.

Në takim, u bisedua për sfidat aktuale dhe ndryshimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit të efikasitetit të të punësuarve në sektorin publiк dhe të plotësohen standardet e administratës profesionale dhe kompetente.

Ministri Aliti, potencoi se MSHIA-ja është e angazhuar dhe gjithmonë e përkushtuar për t’i ndihmuar secilit institucion në realizimin e këtij qëllimi.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës