U nënshkrua Memorandum bashkëpunimi midis MSHIA dhe KSHPK
Shkup, 2 nëntor 2022
 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, bashkë me kryetaren Biljana Ivanovska nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

 
 
Ky memorandum ka për qëllim avancimin, promovimin dhe inkurajimin e procesit të trajnimit të administratës në drejtim të ngritjes së vetëdijes dhe avancimit të njohurive në parandalimin e korrupsionit.
 
Ky memorandum të sjellë përfitime të përforcimit të integritetit dhe transparencës së administratës dhe institucioneve publike.