Ministri Aliti morri pjesë në Komisionin punues për integrimin evropian
Shkup, 28 tetor 2022
 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot mori pjesë në Komisionin punues për integrim evropian, një organ që mundëson koordinimin mes vendit tonë dhe BE, në procesin e negociatave për anëtarësim.

 
 
“ Diskutuam për sfidat që na presin, planin dhe hapat që duhet të ndërmarrim në periudhën e screening-ut bilateral dhe nevojën për të shfaqur seriozitet dhe angazhim të plotë në këtë fazë, rëndësia e të cilës bazohet në vlerësimet e Komisionit Evropian dhe progresin tonë në këtë proces.”, deklaroi midis tjerash ministri Aliti dhe shtoi:
 
“Integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe objektivi kryesor, kështu që nuk na mbetet tjetër pos të përkushtohemi plotësisht në këtë rrugëtim.”