Ministri Aliti morri pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ETNO
Shkup, 28 tetor 2022
 
Sot në Shkup u mbajt Asambleja e 64 e Përgjithshme e ETNO, Asociacionit Evropian të Operatorëve të Telekomit.
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, në panel diskutimin e ETNO, adresoi çështjen e sektorit të telekomunikimit në Maqedoninë e Veriut, përfshirë sukseset dhe sfidat e këtij sektori.
 
“ Nevoja për bashkëpunim mes operatorëve, rregullatorëve dhe qeverisë , në mënyrë që të ofrojnë efikasitet dhe efektivitet në ofrimin e një interneti super te shpejtë për qytetarët, me çmim më të ulët, gjë që do të mundësoj të jemi edhe më konkurrues në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe fuqizimin e infrastrukturës digjitale.”, deklaroi midis tjerash ministri Aliti.
 
ETNO, Shoqata që përfaqëson ofruesit kryesorë të rrjeteve dhe shërbimeve digjitale në Evropë, u takua në Shkup për Asamblenë e Përgjithshme vjetore, me organizimin e operatori kryesor i telekomunikacionit të Maqedonisë së Veriut “Telekomi i Maqedonisë”.