Ministri Aliti morri pjesë në manifestimin e shënimit të Ditës Nacionale të Austrisë
Shkup, 28 tetor 2022
Me ftesë të ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Ekselencën e tij Georg Vucas, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, mbrëmë morri pjesë në manifestimin me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Austrisë.
,,Urime për tërë Kombin Austriak në këtë ditë të rëndësishme, Po e shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen e thellë ndaj shtetit të Austrisë për mbështetjen e deritanishme të vendit tonë, në arritjen e objektivave strategjike, përmes ndryshimeve dhe zhvillimeve demokratike e ekonomike. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, tani më janë dëshmi e një raporti miqësor dhe partneriteti të palëkundur dhe të njëjtat uroj të vazhdojnë të thellohen”, ishte porosia e ministrit Aliti.