Ministri Aliti u takua me Kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H Hfz. Shaqir ef.Fetai

Shkup, 27 tetor 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot realizoi takim konstruktiv me Kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H Hfz. Shaqir ef.Fetai, me të cilin diskutuan për situatën aktuale, planet dhe aktivitetet e ardhshme.

,,Duke vënë në dukje rëndësinë e këtij institucioni në mbrojtjen dhe në kultivimin e vlerave morale e sociale, dhe në përfaqësimin e qytetarëve të besimit islam, theksova se MSHIA-ja është në gatishmëri të plotë që ta mbështesë këtë institucion dhe çdo institucion tjetër që vepron në shërbim të mirëqenies së qytetarëve”, - theksoi ministri Aliti.

Duke e falënderuar Kreun e BFI-së për pritjen e ngrohtë, ministri bëri të ditur se në takim janë dakorduar që të mbeten në komunikim të përhershëm për bashkëpunime të mundshme.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës