Takim pune me delegacionin nga kompanitë izraelite
Shkup, 26 tetor 2022
Brenda fushëveprimit të MSHIA dhe planeve të saj, në përpjekje për të krijuar një mjedis sa më të sigurte nga sulmet kibernetike, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, i mirëpriti në takim pune, një delegacion i përbërë prej kompanive prestigjioze izraelite, ekspert në fushën e sigurisë kibernetike.
Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale, rreziqet, pengesat dhe mundësitë e zhvillimit të një infrastrukture në sigurinë kibernetike, ku theksuan domosdoshmërinë që të ndërmerren hapat e nevojshëm në këtë segment.

Përderisa MSHIA është në proces të krijimit të një Agjencie për Siguri Kibernetike, është e rëndësishme të përfitoj nga përvojat dhe praktikat e shteteve që kanë treguar sukses në këtë drejtim.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që të mbesin në komunikim për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm të bashkëpunimeve të mundshme.