Ministri Aliti në kremtimin e shënimit të përvjetorit të gjashtë të Universitetit ,,Nënë Tereza”

Shkup, 27 tetor 2022

Me ftesë të rektorit Izet Zeqiri, ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot morri pjesë në kremtimin me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë të Universitetit ,,Nënë Tereza” - Shkup.

 

Me këtët rast, ministri Aliti i uroi të gjithë bashkëpunëtorët e këtij universiteti, përfshirë edhe profesorët, asistentët dhe stafin akademik për përkushtimin dhe punën e palodhur në prodhimin e vlerave edukative dhe akademike.

Gjithashtu, në fjalimin e tij, ministri Aliti iu referua rëndësisë së këtij universiteti si në rolin e institucionit që sjell ndryshimin, transformimin dhe zhvillimin shoqëror, ashtu edhe në krijimin e mundësive për të gjithë të rinjtë Shqiptarë që të ndjekin studimet në gjuhën e tyre amtare dhe në ofrimin e programeve studimore në profile të ndryshme deficitare në vendin tonë.

 

Ministri Aliti, i uroi studentët dhe të diplomuarit e UNT-së, që me arritjet e tyre të jenë bartës të përfaqësimit të drejtë të këtij universiteti. Njëkohësisht, bëri me dije se si ministër dhe përfaqësues qeveritar, e mbështet plotësisht këtë tempull të dijes në arritjen e aspiratave të këtij universiteti.