REAGIM
Ne, si Ministri e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, përgjegjëse për ligjet në lidhje me mediat, reagojmë ashpër në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski.
Si vend që synon vlerat evropiane dhe integrimin në Bashkimin Evropian, duhet të krijojmë klimë të përshtatshme që gazetarët t'i kryejnë detyrat dhe funksionin e tyre pa pengesa nga askush.
Sulmet e tilla ndaj të punësuarve mediatik nuk kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe të tolerancës. Kërkojmë urgjentisht nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të hetohet dhe të zbardhet rasti deri në fund.
Fajtorët të marrin dënimin e merituar si dhe rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë!
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës