Ministri Aliti në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022 në Prishtinë

Prishtinë, 25 tetor 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022: “The Western Balkans Summit Pristina 2022 – Building bridges for peace, prosperity and solidarity”, nën organizimin e ,,Ekonomist” dhe me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili po mbahet në Prishtinë.

Ky Samit luan rol të rëndësishëm në trajtimin me sfidat dhe me mundësitë e transformimit digjital, pikërisht për faktin se me një vend janë takuar liderët, përfaqësuesit zyrtarë dhe biznesmenët e rajonit, të Evropës, të SHBA-ve, të institucioneve ndërkombëtare, liderët afarist, financiar dhe akademik.

Ata do t’i ndajnë njohuritë dhe idetë e tyre, duke mundësuar rritjen, stabilitetin dhe bashkëpunimin ekonomik dhe në shumë segmente të tjerë të rajonit dhe më gjërë.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës