Vizita studimore e zëvendësministrit Bajdevski në Spanjë

Barcelonë, 25 tetor 2022
 
Zëvendësministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Aleksandar Bajdevski, bashkë me delegacionin e MSHIA-së po qëndron në Spanjë për vizitë studimore, në suaza të së cilës janë parashikuar aktivitete të shumta në aspekt të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, duke iu referuar çështjeve lidhur me administratën publike.

Sot në Barcelonë, në Shkollën e Administratës Publike të Katalanjës, Zëvendësministri Bajdevski e prezantoi sistemin e administratës publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me fjalimet e tyre morrën pjesë edhe përfaqësuesit e Sektorëve të Administratës Publike të Shqipërisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Malit të Zi dhe të Serbisë.


 

Kjo vizitë studimore, po realizohet nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), ndërsa mes temave të cilat u diskutuan janë: korniza e kompetencave, zhvillimi i inovacioneve në administratën publike, analizat "kolaborative", udhëheqja me burimet njerëzore, etj.

Vizita studimore do të vazhdojë edhe në Madrid, në Institutin Nacional të Administratës Publike.

Aktivitetet janë të destinuara në drejtim të realizimit të angazhimit tonë prioritar që është modernizimi i administratës në shërbim të qytetarëve.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës