Në mënyrë aktive jemi duke punuar në krijimin e sistemit sa më efikas të shërbimeve elektronike

Shërbimet digjitale publike, paraqesin lehtësim për qytetarët dhe pikërisht për këtë MSHIA-ja, me përkushtim po punon në rritjen dhe në sigurimin e e-shërbimeve sa më efikase dhe më të dobishme.

Nëpërmjet Qendrave ,,Një Pikë Shërbimi”, për qytetarët janë të disponueshme të gjitha shërbimet të cilat janë të përfshira në Portalin Kombëtar të Shërbimeve Elektronike, ndërsa nëpunësit administrativë janë aty që t’ju ndihmojnë për t’i tejkaluar vështirësitë gjatë aplikimit për dokumente të caktuara.

Po punojmë për shërbime të reja dhe angazhohemi që të përfshijmë një numër të konsiderueshëm të institucioneve në këtë platformë, ndërsa vlen të theksohet se gjatë muajve të kaluar janë shtuar shërbime tejet të rëndësishme siç janë: shërbimet për pasaportë, për letërnjoftim, për leje të vozitjes, etj, Në ndërkohë edhe Ministria e Kulturës, i ka plasuar shërbimet e saj në këtë platformë.

Për t'u njohur me natyrën dhe funksionimin e këtyre qendrave, ndiqni videon në vijim, ndërsa të gjitha shërbimet që tani më janë në shërbim të qytetarëve mund t’i gjeni në linkun:  https://uslugi.gov.mk/

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës