Takim pune i ministrit Aliti me rektorin Nikola Jankulovski
Shkup, 20 tetor 2022
Ministri për shoqëri inormatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot u takua me rektorin e Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi" Shkup, Nikola Jankullovski.
Aliti bashkë me rektorin, diskutuan për sfidat në planet e ardhshme, ku trajtuan problematikat dhe mundësitë për krijimin e një sistemi sa më efikas në administratë dhe në ofrim të shërbimeve.

Bazuar në faktin se institucione të tilla ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në krijimin e kuadrove të reja profesionale, e bëjnë atë edhe më të ndjeshëm dhe të rëndësishëm, prandaj ministri Aliti theksoi se MSHIA mbetet e hapur të bashkëpunoj dhe të mbështesë reformat dhe ndryshimet pozitive.